Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Peqin, ku një i mitur 14-vjeçar, ka vrarë me armë gjahu vëllanë e tij 20-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në pyllin e Galush të Peqinit, ku dy vëllezërit ishin duke kullotur bagëtinë.
Të miturit i ishte shkrepur arma nga pakujdesia dhe la të vrarë në vend vëllanë e tij, i cili u identifikua si Roland Lleshi, shkruan Tch.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e detajeve.