Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore pasi janë sulmuar nga një person i mitur me mjet të mprehtë (thikë).
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:10 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.
“ Është arrestuar i dyshuari i mitur pasi që i njëjti me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur dy viktima. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/