Telegrafi

I mituri sulmon një femër në oborr të shkollës

Policia raporton se në Kamenicë i dyshuari i mitur në afërsi të oborrit të shkollës e kishte sulmuar viktimën femër.

Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/