Policia e Kosovës konfirmon sulmin që një person i nacionalitetit serb ka gjuajtur me armë në drejtim të disa fëmijëve shqiptarë.
Për këtë rast ka raportuar dje edhe KosovaPress me anë të cilit është raportuar se për këtë rast dyshohet një person i përkatësisë serbe.
“Sot më 01.04.2016 janë shoqëruar për intervistim tre të mitur serb, te cilët pas intervistimit janë liruar, përderisa personi i katërt i mitur serb është identifikuar ne cilësi të personit të dyshuar dhe është shoqëruar në polici”, thuhet në njoftim.
Në raportin 24 orësh Policia sqaron gjithë ecurinë e kësaj ngjarje, të cilën e konsideron nxitje të urrejtjes nacionale, fetare, racore dhe jo e tolerancës.
Sipas raportit nëntë shqiptarë të mitur derisa ishin duke luajtur basketboll në një poligon aty kishte ndaluar një veturë “Fiat-Punto” pa targa në të cilin gjendeshin pesë të dyshuar të panjohur serb, nga vetura kishte dalë njëri prej tyre me një shufër në dorë.
Sipas policisë, familjarët e viktimave kanë intervenuar menjëherë duka ia marrë shufrën të dyshuarit dhe i kanë thënë të largohet.
Viktimat kanë vazhduar lojën në një lokacion tjetër por vetura me persona të dyshuar përsëri ishte kthyer dhe nga vetura ka dalë një i dyshuar dhe ka shtënë katër herë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore në vendin ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Foto: Ilustrim