Site icon Telegrafi

I mituri nga Shkupi transportonte emigrantë nga Siria, ndalohet së bashku me dy persona tjerë

Në autostradën A1, Negotinë- Gradsko, në afërsi të unazës Negotinë, mbrëmë në orën 20 efektivët e policisë kanë privuar nga liria një minoren nga fshatin Studeniçan i Shkupit. Gjatë kontrollit në automjetin motorik “Fiat Stilo” me targa të Shkupit, të cilin po e drejtonte, janë gjetur tetë persona emigrantë nga Siria, prej të cilëve një minoren, njofton MPB-ja.

Në orën 20:05 në autostradën A1, në afërsi të lokalitetit “Stobi”, një ekip tjetër i policisë ka arrestuar 30 vjeçarin E.D. dhe 46-vjeçaren E.Sh, që të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se me automjet motorik “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar E.D, kanë udhëhequr veturën “Fiat” në të cilin janë transportuar emigrantët.

Personat janë dërguar në stacionin e policisë, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transite për procedurë të mëtutjeshme.

Nga MPB-ja njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin, kundër personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Exit mobile version