Telegrafi

I mituri nga Kratova vjedh 10 mijë euro në xhaketën e babait

Një 14 vjeçar nga Kratova ka arritur që të kryej vjedhje të rëndë duke shkaktuar dëm material prej 10 mij euro.

Lajmi bëhet i ditur nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kratovë, nga ku është raportuar në Prokurorinë themelore në Kratovë.

Në periudhën prej 26 prillit e deri më 1 maj, duke shfrytëzuar një mundësi të volitshme, i mituri ka hyrë në shtëpinë e cila është pronë e prindit të tij, dhe nga një xhaketë ku ka patur 15500 euro, 700$ dhe 20000 denarë, ka marrë 10 mijë euro.

Vjedhja në stacionin policor është denoncuar nga prindi i të miturit./Telegrafi/