Telegrafi

Mittal Arcelor, do të ndërtojë fabrikë në Irak

“Mittal Arcelor” nënshkroi një memorandum për ndërtimin e një fabrike të përbashkët me partnerin turk “Dajen” në Sulejman, një qytet në Irakun e veriut.

Fabrika e çelikut “Mittal Arcelor” selia e së cilës është në Luksemburg, lajmëroi se ndërtimi i kësaj fabrike do të investojë së bashku me partnerin turk "Dajen” mbi 95 milionë euro në fabrikë.

“Mittal Arcelor” lajmëroi se planifikon të nisë ndërtimin e fabrikës në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa sipas llogaritjeve e njëjta do të fillojë prodhimin e çelikut në fund të vitit 2011.