Mitsubishi ka njoftuar strategjinë e saj afatmesme të quajtur “Sfida 2025”.
Ajo pritet të ketë në vete një grup të jo më pak se 16 lansimeve të ardhshme të modeleve të planifikuara për pesë vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi.
Midis tyre, ka modele me motor me djegie të brendshme – ICE, hibride dhe plotësisht elektrike.
Për ta bërë këtë të ndodhë, Mitsubishi do të rrisë investimet e saj në R&D dhe do të përforcojë bashkëpunimin me dy anëtarët e tjerë të Aleancës (Renault dhe Nissan).
Siç bëhet e ditur më tej, 16 modelet e ardhshme përfshijnë 9 me një lloj elektrifikimi, 4 prej të cilave do të jenë plotësisht elektrike. /Telegrafi/