Telegrafi

Mitsotakis: Do ta respektojmë marrëveshjen e Prespës

Siç raportojnë nga AIM, kreytari i partisë më të madhe opozitare greke, Kyriakos Mitsoatkis në intervistë për “Reuters” tha se “‘Demokracia e Re’ t’i përmbahet marrëveshjes së Prespës dhe do t’i përmirësojë pasojat problematike, që janë në kundërshtim me interesat e vendit”.

“‘Demokracia e Re’ do t’i përmbahet marrëveshjes meqë tashmë është ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, po do të punojë për t’i përmirësuar pasojat problematike që janë në kundërshtim me interesin e vendit”, deklaroi kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga partia, Mitsotakis për “Reuters” ka thënë se “Greqia plotësisht mban të drejtën ta bllokojë procesin e integrimit të vendit fqinj në BE, nëse konsideron se nuk i shërben interesave kombëtare”, ka thënë Mitsotakis.

Nga partia “Demokracia e Re” thonë se Mitsotakis ka thënë se si kryeministër do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i përmirësuar pasojat. Do të përqendrohet në sigurimin e interesave të kompanive greke që përdorin brendin “maqedonase”./Telegrafi/