Telegrafi

Mitsotakis rikthehet në Shqipëri më 22 dhjetor

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të rikthehet në Shqipëri më 22 dhjetor në mëngjes për të vijuar me takimet që nuk u zhvilluan gjatë vizitës së tij të fundit më 6 dhjetor.

Shefi i qeverisë së vendit fqinj nuk do të jetë në kryeqytetin shqiptar, por vizita e tij do të përqendrohet në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Burime nga pala greke bëjnë me dije se Mitsotakis do të jetë në Himarë të enjten.

Më pas, do të vizitojë një shkollë, kishën e fshatit dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona. Gjithashtu, në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë të mërkurën ministri I Jashtëm grek Nikos Dendis do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, i cili do të ketë një takim dhe deklaratë me homologen shqiptare Olta Xhaçka dhe një takim me Kryeministrin Edi Rama. /Telegrafi/