Site icon Telegrafi

Mitsotakis: Me pranimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas, çështje kohe është se kur vendi të quhet Maqedoni

“Nga momenti kur kemi pranim të gjuhës maqedonase, dhe kombësinë maqedonase, çështje kohë se kur ky vend do të quhet pastër Maqedoni”, thaKyriakos Mitsotakis në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik duke theksuar se problemi më i madh është te marrëveshja e Prespës është gjuha dhe identiteti maqedonas.

Siç raportojnë nga AIM, kryetari i Demokracisë së Re, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, edhe njëherë përsëriti dhe potencoi se partia e tij nuk do të votojë në ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Ai tha se problemi më i madh është me gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe në këtë rast marrëveshja nga cila do arsye të mos ratifikohet, ata si qeveri do të nisnin bisedime të reja, diçka që Mitsotakis e tha dje në fjalimin e tij.

“Problemi themelor te marrëveshja është te gjuha dhe kombësia. Kështu që, ditën e ardhshme, nëse kemi mundësi, do ta potencoj atë, me parakusht se nuk do të ratifikohet marrëveshja, lufta e madhe, ndërsa duhet të dimë se sa beteja do të mund të udhëheqim në të njëjtën kohë, beteja e madhe do të duhet të ishte gjuha dhe identiteti, sepse emri shumë shpejt do të harrohet. Nga momenti kur kemi pranimin e gjuhës dhe kombësisë maqedonase, çështje kohe është se kur ky vend do të quhet pastër Maqedoni. Këtu është thelbi i problemit dhe këtu duhet ta vendos edhe problemin e vërtetë lidhur me irredentizmin në Shkup”, tha Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai dy herë përsëriti se asnjë kryeministër i Greqisë në të kaluarën nuk ka pranuar gjuhë dhe identitet maqedonas, diçka që, siç tha ai, edhe dokumentet nga ‘Wikileaks’ tregojnë se “vazhdimësinë e kërkesës dhe qëllimit përfundimtar të Shkupit të arrihet garantimi i gjuhës dhe kombësisë që e arritën me qeverinë e tanishme të Tsiprasit dhe Kammenosit.

Ai shtoi se partia e tij nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes, duke sqaruar se është e vështirë të ndryshohet një marrëveshje ndërkombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version