Site icon Telegrafi

Mitsotakis paralajmëron presion mbi Shkupin gjatë integrimeve evropiane

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe mbështetja e brendit “Maqedonia” do të jenë dy mjetet që qeveria greke do t’i shfrytëzojë që të largojë pasojat negative nga marrëveshja e Prespës.

Kryeministri grek e përmendi kritikën kryesor të partisë opozitare SYRIZA për pranimin eventual të marrëveshjes së Prespës, por sqaroi se ai edhe më herët ka paralajmëruar se nëse njëherë ratifikohet marrëveshja, ajo nuk mund të ndryshohet nga njëra palë.

Mitsotakis paralajmëroi luftë për rregullimin e markës tregtare greke dhe etiketave me emrin “Maqedonia” në prodhime e tyre dhe se ai gjithashtu do të shfrytëzojë mundësitë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, në mënyrë që Greqia të mund të tërheq përfitim më të madh nga këto bisedime, përcjellin mediat greke./Telegrafi/

Exit mobile version