Telegrafi

Mitsotakis: Pa zgjidhje të çështjes së emrit mund të jetojmë edhe tre vite

“Derisa kam përgjegjësi politike, çështja e emrit do të zgjidhet kur do të vlerësoj se ajo zgjidhje do të shërbejë për interesat kombëtare”, thotë kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Kyriakos Mitsotakis.

Në një intervistë për televizionin “Sky” ai tha se pa zgjidhje të kontestit mund të jetohet edhe tre vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“20 vite kemi jetuar me këtë problem dhe mund të jetojmë edhe 2 deri 3 vite. Derisa unë kam përgjegjësi politike, kontesti do të zgjidhet kur do të vlerësoj se do të jetë në interes kombëtar”, tha Mitsotakis.

Lideri i “Demokracisë së Re” thotë se kuadri kombëtar që ata e vendosin për zgjidhje, nuk fokusohet vetëm në çështjen e emrit, por parasheh edhe revizion kushtetues dhe eliminim të irredentizmit./Telegrafi/