Site icon Telegrafi

Mitsotakis: Pa anashkaluar, prioriteti i parë i BE-së duhet të jetë zgjidhja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis foli për perspektivën e mundshme në BE të Ukrainës dhe Moldavisë, ndër të tjera, gjatë një diskutimi në Kongresin e 27-të të Partisë Popullore Evropiane në Roterdam, ku theksoi se rendi nuk duhet të prishet, të mos harrohet në Ballkani Perëndimor, duke theksuar se prioritet i parë është zgjidhja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të nisur negociatat me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mitsotakis shpjegoi se debati për anëtarësimin e ardhshëm të Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian do të zhvillohet brenda një muaji, duke theksuar se diskutimi “nuk do të jetë i lehtë, sepse tashmë ndjejmë se ka pikëpamje të ndryshme në Këshillin Evropian”, por gjithashtu se presin mendimin e Komisionit Evropian.

Ai shtoi se “nëse ka vërtet një botë para dhe pas 24 shkurtit, kjo duhet të merret parasysh kur mendojmë se sa të hapur duam të jemi për t’u ofruar status kandidat këtyre vendeve”.

“Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor. Kjo është një temë që na prek thellë. Duhet të sigurohemi që të mos dërgojmë sinjal se radha është ndërprerë. Prioriteti i parë që kemi në këtë drejtim është që t’i japim zgjidhje çështjes së hapur mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ne si Bashkimi Evropian të fillojmë negociatat përkatëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Mitsotakis./Telegrafi/

Exit mobile version