Kryeministri Edi Rama priti në Derviçan të Dropullit homologun e tij grek, Kyrakios Mitsotakis.
Shumë banorë të zonës dolën për të takuar kryeministrin e Greqisë, teksa e pritën me brohoritje dhe duke folur në gjuhën greke.
Ndërsa, Rama u kujtoi banorëve se u kishte thënë se do e sillte Mitsotakis në këtë zonë.
“A ju thashë që do t’ua sjell, e solla? Sa kohë kishte pa ardhur?”, ishin fjalët e kreut të qeverisë drejtuarve banorëve.
Ndërsa, gjatë fjalës së tij në Himarë, pasi vizitoi shkollën “Omiros”, Mitsotakis u shpreh se minoritarët që jetojnë në Shqipëri do të kenë mbështetjen e shtetit grek.
Ai theksoi se do të japë gjithë mbështetjen dhe për brezat që do të vijnë në mënyrë që të mësojnë gjuhën dhe kulturën greke. /EuroNews/Telegrafi/