Telegrafi

Mitsotakis: Marrëdhëniet e mira fqinjësore është rruga e vetme e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë është mënyra e vetme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimi të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, informon korrespondentja e AIM-së nga Athina.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se integrimi në BE i vendeve të rajonit është një zgjedhje strategjike e Greqisë.

Mitsotakis përmendi gjithashtu axhendën e Selanikut nga viti 2003 dhe tha se “teksti nga Selaniku është aktual dhe 17 vjet më vonë”.

Lidhur me Shqipërinë, ai tha se ishte bërë përparim, por prapë pritej hapa nga qeveria shqiptare për të mbrojtur të drejtat e pakicës greke./Telegrafi/