Kreu i partisë opozitare greke “Demokracisë re” Kyriakos Mitsotakis thotë se ndryshimi i Kushtetutës, ballafaqimi me irredentizmin dhe zgjidhjen e çështjeve lidhur me identitetin janë parakusht për arritjen e marrëveshjes për emrin duke shtuar se tani nuk është momenti për zgjidhjen e kontestit.
I pyetur rreth takimit të ministrave të jashtëm Dimitrov dhe Kotzias në Ohër, Mitsotakis tha se zgjidhja duhet të lihet për ndonjë moment tjetër.
“Në vend se të krijojmë një qëndrim të bashkuar, qeveria bën diplomaci të fshehtë dhe më pas i informon partitë politike dhe sot kemi shoqëri e cila është jashtëzakonisht armiqësore ndaj zgjidhjes së problemit”, ka thënë Mitsotakis.