Telegrafi

Mitsotakis: Jemi krenarë për Marrëveshjen e Prespës

Ish-kryeministri i Greqisë dhe kryetari i partisë opozitare greke ‘Syriza’, Alexis Tsipras gjatë debatit për Ligjin për azil në Kuvendin e Greqisë, duke folur për çështjet e brendshme, foli edhe për Marrëveshjen e Prespës.

Tsipras tha se janë krenarë për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve duke drejtuar kritika ndaj kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po, jemi krenarë për këtë marrëveshje për shkak se sot aeroplanët grekë që e vëzhgojnë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe jo aeroplanët e Turqisë siç ishte deri tani”, tha Tsipras.

Tsiprasi gjithashtu i rikujtoi kryeministrit grek për kritikat e Marrëveshjes së Prespës gjatë kohës kur ai ishte në opozitë.

“Ju e nënçmuat, e ndatë në dysh popullin për çështjen e emrit, që pas zgjedhjeve të respektoni Marrëveshjen e Prespës”, kreu i ‘Syriza’, Alexis Tsipras./Telegrafi/