Siç raportojnë nga AIM, kryetari i partisë “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis gjatë diskutimit në forumin ekonomik në Delfi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se “kemi marrëveshja ndërkombëtare, nuk me pëlqen, por është marrëveshja ndërkombëtare e ratifikuar dhe do ta respektojmë marrëveshjen”.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke, sqaroi se nëse ekzistojnë çështje ku mund të punojnë, do të bëjnë këtë, duke theksuar kompanitë e Greqisë veriore që përdorin emrin “maqedonase”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë mundohem të bëj gjithçka për ta sqaruar pozicionin tim, mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se ekziston ndjeshmëri e konsiderueshme në Greqinë veriore”, tha Mitsotakis duke shtuar se në veri të Greqisë kjo çështje paraqet problem identiteti dhe se ai nuk ka qenë kundër arritjes së marrëveshjes në parim.
Mitsotakis tha se 70% e grekve dhe 95% e votuesve së partisë së tij thonë se marrëveshja e Prespës është e keqe duke përsëritur se partia e tij nuk pajtohet me pjesën që ka të bëjë me gjuhën dhe kombësinë maqedonase.
“Nuk është shtetësi, por kombësi me veçanti, kulturë, gjuhë, civilizim. Është definim për identitet kombëtar”, tha mes tjerash Mitsotakis./Telegrafi/