Site icon Telegrafi

Mitsotakis: Ata të cilët votuan “për” i hapen rrugën identitetit dhe gjuhës maqedonase

Ata të cilët votuan “për” i kanë hapur rrugë identitetit dhe gjuhës maqedonase, siç parashikohet me marrëveshjen e Prespës, tha kryetari i partisë opozitare Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis i rekomandoi dje kryeministri grek Alexis Tsipras që “të harrojë procedurat e shpejta dhe metodologjitë e fshehta për ta kaluar marrëveshjen e dëmshme të Prespës”.

Në lidhje me kërcënimet e disa deputetëve, lideri i Demokracisë së Re tha se çdo qytetarë ka të drejtën e shprehjes, por jo edhe shprehjen e kërcënime dhe dhunës./Telegrafi/

Exit mobile version