Telegrafi

Mitrovicë, Policia interviston dy kryesues për mungesën e dy fletëvotimeve

Dy kryesues të qendrës së votimit në shkollën “Avdullah Shabani” në Mitrovicë janë intervistuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Avdullah Shabani”, Haki Shyti.

Ai tha se kanë marrë informacion për mungesën e dy fletëvotimeve dhe me këtë rast i kanë konsultuar kryesuesit e vendvotimeve.

“Doli e vërtetë që kanë munguar dy fletëvotime dhe policia me hetuesinë janë duke shqyrtuar rastin”, ka thënë ai.

Shyti po ashtu tha se dy kryesuesit, ai i LDK-së me inicialet V.P dhe ai i AAK-së me inicialet A.P, janë përcjell për në polici për tu intervistuar . /Telegrafi/