Sot, rreth orës 04:25, në stacioni policor “Jugu” në Mitrovicë është pranuar një informatë se është duke ndodhur një vjedhje në njërën nga filialet e Telekomit të Kosovës në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku pas marrjes se informatës policia ka dal në vendin ngjarjes dhe kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar V.H, 25 vjeçar.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara se i njëjti të ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar V.H. 25 vjeçar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”. /Telegrafi/