Telegrafi

Mitrovicë, nën kërcënimin e thikës i grabisin 50 euro shtetasit sirian

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë ka arrestuar tre persona, pasi që dyshohet të njëjtit kanë kryer rastin grabitje ndaj personit Mashkull Sirian.

Të dyshuarit nga viktima nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 50 euro.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/