Telegrafi

Mitrovicë, e godet me thikë në vendin e punës

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pas një mosmarrëveshje verbale në vendin e punës, me një thikë e kishte goditë viktimën, të cilit i kishte shkaktuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gucia”, Mitrovicë të shtunën në ora 07:00.

Nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/