Punimet në urën e Ibrit në Mitrovicë, të nisura si rezultat i marrëveshjes së fundit teknike në Bruksel, po vazhdojnë në mënyrë intensive.
Përderisa kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se punimet do përfundojnë në kohën e duhur, qytetarët nuk besojnë se kjo do ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre.
Banorë të Mitrovicës që po shohin çdo ditë këto punime, kanë thënë se nuk besojnë se përfundimi i tyre do të sjell edhe qarkullimin e lirë, ashtu siç janë shprehur qeveritarët. /Tribuna/