Qindra qytetarë të Mitrovicës kanë protestuar te sheshi “Isa Boletini” për të kërkuar lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në këtë protestë ndër të tjera u tha se Ramush Haradinaj është i Kosovës për të cilën dha dhe po jep shumë edhe tani.
Po ashtu në protestë u kërkua që të ndërpritet bisedimet Kosovë-Serbi.
Në protestë pjesëmarrës ishte kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/