KIESA informon prodhuesit mitrovicas për programin e saj të zhvillimit Mitrovicë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbajtur sot në Mitrovicë takim informues për programin për zhvillimin e Ndërmarrjeve në Mitrovicë, ku kanë marrë pjesë prodhues të sektorit privat që veprojnë në katër sektorët industrialë, përkatësisht për përpunimin e metalit, drurit, plastikës e gomës, si dhe prodhimit të mallrave të tekstilit, veshmbathjes dhe lëkurës.
Juergen Mendritzki, menaxher i këtij programi, gjatë prezantimit të tij ka ofruar informata të hollësishme në lidhje me mbështetjen që ofrohet nga ky program i KIESA-s, për Ndërmarrjet.
“Arsyeja pse një kompani duhet të aplikojë në Programin e Zhvillimit të Kompanisë është se shërbimi është falas për sesionin e parë për një program i cili është lansuar nga KIESA dhe është i përkrahur nga mbrojtja jonë për krahasimin dhe promovimin e eksportit.Në fakt, 20 kompani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre por jemi pak të zhgënjyer por do të japim më të mirën tonë të iu informojmë rreth këtij program të ri”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për qëllimin e këtij programi.
“Qëllimi i këtij programi është që të ndihmojmë kompanitë të bëhen më konkurruese e cila do të thotë që të rrisni shitjet tuaja, të rrisni përmirësoni profitabilitetin të zgjeroni bizneset në tregun Kosovar apo atë ndërkombëtarë. Sa i përket tregun ndërkombëtarë, ne kemi për qëllim të ndihmojmë kompanitë që janë të gatshme të bëhen eksportuese ose ato të cilat tashmë eksportojnë për të zgjeruar biznesin e tyre jashtë vendit”, tha ai.
Ndryshe, sesionet informuese kanë filluar në Pejë dhe Prizren. /Telegrafi/