Telegrafi

Mitrovicasi kërcënohet me revole nga ish-bashkëshortja

Policia e Kosovës bëri të ditur se të shtunën, rreth orës 16:20 minuta Policia ka pranuar një thirrje nga një person, i cili kërkonte ndihmën e forcave të rendit ngase ish bashkëshortja e tij po e kërcënonte me armë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku raportohet se një mashkull është kanosur me armë nga e dyshuara femër, ish-bashkëshortja e viktimës.

Policia deklaroi se nga e dyshuara është konfiskuar një revole dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.