Telegrafi

Mitrovica zonë e kontrabandës

Duke u bazuar në dokumentin për Luftimin e Kontrabandës dhe Evazionit Fiskal që është aprovuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës dhe Policisë, Task Forca me qëllim parësor të bashkërendojë dhe koordinojë veprimet dhe aktivitetet për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën ne te gjithë territorin e Kosovës, dhe me theks te veçantë ne Regjionin e Mitrovicës ka arritur suksese të konsiderueshme.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar aktivitete te përbashkëta në terren nga ana e Doganës dhe Policisë, ku janë organizuar dhe janë ndërmarrë aktivitete dhe kontrollet të përbashkëta në depo dhe vende të shitjes të subjekteve të ndryshme për te cilat ka pasur dyshime se kanë në posedim mallra të kontrabanduara në gjithë territorin e Kosovës, me ketë rast kane dominuar kontrollet e ushtruara te subjektet e Regjionit e Mitrovicës.

Në regjionin e Mitrovicës janë zbuluar 144 raste të kontrabandës me ç’rast është bërë ndalimi dhe konfiskimi i mallrave të ndryshme. Lloji dhe natyra e mallrave që më së shumti janë konfiskuar, Derivate të naftës në sasi prej 24081 litra, prodhime ushqimore 10286.18 kg, mall i ndryshëm (tekstil, etj ), barna pa banderolë : 2947 cope, pije alkoolike dhe jo alkoolike, prodhime higjienike si dhe prodhime ushqimore.
Sipas, zyrtarëve të Doganave të Kosovës, vlera e mallrave te konfiskuara arrin shumën prej rreth 70 mijë euro. Ndërsa ka edhe shumë raste të tjera të cilat janë duke u dyshuar për vepra penale, prandaj procedurat hetimore ndaj këtyre rasteve janë duke vazhduar. /Telegrafi/