Telegrafi

Mitrovica pas Kupës fiton edhe titullin e Kosovës

Edicioni i garave në Ligën e Femrave ka përfunduar me ndeshjen suplementare ndërmjet Hajvalisë dhe Mitrovicës, të cilat u gjenden me pikë të barabarta dhe me duele të ndërsjella me shifra të njëjta, ndaj edhe kjo ndeshje u zhvillua sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar deri në minutën e 41 kur nga një goditje nga këndi që ekzekutoi Gresa Berisha, Gresa Haziri e shndërroi në gol dhe e kaloi Mitrovicën në epërsi 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi diçka më e gjallë nga të dyja palët veçmas Mitrovica sulmoi më shumë.

Megjithatë, në minutën e 63-të Kaltrina Biçkaj u ndal në mënyrë të palejueshme nga Endrina Elezaj, për çka u ndëshkua me kartonë të verdhë dhe gjyqtari Maloku tregoi në pikën e bardhë, ku e saktë u tregua Blerina Musa për të barazuar në 1:1.

KFF Mitrovica

Me rezultat të barabartë u mbyll ndeshja, ndërsa Mitrovica luajti me 10 lojtare prej minutës 85-të.

Ndërkaq as vazhdimet nuk e dhanë fituesin. Fituesin e përcaktuan penalltitë dhe futbollistet e Mitrovicës ishin më të sakta dhe ngadhënjyen me rezultat 3:2.

Kësisoj, skuadra e Mitrovicës pas Kupës së Kosovës e ka fituar edhe titullin e kampionit, i cili ia mundëson debutimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Hajvalia – Mitrovica 2:3 me penallti, 1:1 (0:1)

Stadiumi “Shahin Haxhiislami” Pejë.

Shikues: 200

Gjyqtarë: T. Maloku, B. Këpuska, A. Peshteri e B. Batalli.

Shënues: G. Haziri (41) për Mit. B. Musas(63 p) për Haj.

K.V. Guri, Musa, Bajramaj, Biçkaj, Miftari të Haj. e Tahiri, Bajra, Osmani, Maliqi, të Mit.

K.K. Elelzaj pas 2 KV.

Hajvalia: Halili, Guri(Gashi), Kadolli, Haxha, Curraj, Kastrati, Rama, B. Musa, Bajramaj, Biçkaj, e Miftari.

Mitrovica: Kolgeci, Elezaj, Haziri, Syla, Osmani, Gj. Berisha, Tahiri, G. Berisha, Bajra( Zeka(Sh. Mmaliqi), Kryeziu e Jashari.