Qytetarët e rajonit të Mitrovicës kanë vazhduar të përballen me reduktime të ujit të pijes gjatë natës, si pasojë e punimeve në kanalin e Ibër-Lepencit, ku ka ndodhur një rrjedhje uji.
Sipas një njoftimi nga Ujësjellësi Rajonal Mitrovica, pas përfundimit të punimeve, pritet që furnizimi me ujë të pijes të rikthehet sot në orën 12:00.
“Mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit të cilat kanë ndodhur gjatë natës dhe të cilat tashmë janë tejkaluar falë punës së palodhshme të stafit të tyre dhe jo vetëm.
Tani jemi në përgatitje të rikthimit të furnizimit dhe sipas parashikimeve tona presim që trajtimi i ujit të filloj prej orës 12:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/