Komuna e Mitrovicës në nivel të Kosovës ishte e fundit që ishte prekur nga COVID-19.
Mbrëmë Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se vetëm një rast i ri me COVID-19 ishte regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, e ky rast ishte pikërisht nga Komuna e Mitrovicës.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj-Barani thotë për RTV Dukagjinin se të 14 të infektuarit nga Mitrovica kanë gjendje të mirë shëndetësore.
“Momentalisht vetëm një pacientë i prekur me COVID-19 nga Mitrovica ndërsa 13 të tjerët janë në trajtim shtëpiak”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Hasanaj-Barani tregon se 13 pacientë janë nga fshati Rekë ndërsa një tjetër është me vendbanim në lagjen Ilirida të Mitrovicës.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës thotë se pavarësisht lehtësimit të masave të lëvizjes, qytetarët e kësaj komune kanë respektuar mirë rekomandimet e institucioneve.
“Qytetarët po mbajnë distancën, po respektojnë edhe rregullat tjera duke mbajtur edhe maska”, tha ndër të tjera Erseka Hasanaj-Barani./Telegrafi/