Telegrafi

Mitrovica me ajrin më të ndotur në Kosovë

Gjatë tërë ditës së sotme, shumë qytete të Kosovës kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë ajrin e ndotur.

Nga matjet e prezantuara nga Ambasada  amerikane, del se rekordin e sotëm të ndotjes së ajrit në Kosovë e mban Mitrovica, me shkallën 162, që është ajër i pa shëndetshëm, kurse Prishtina ka 160, aq sa e ka edhe Prizreni, transmeton kp.

Nga matjet e prezantuara, Drenasi e ka ajrin më të mirë, që ka shkallën e ndotje e ka 104.

Foto: Ilustrim