Telegrafi

Mitrevski me padi penale kundër ministres Carovska

Zharko Mitrevski nuk e pranon kryetarin e LSM-së, Darko Dimovski. Ai e akuzon ministren e MPPS-ës, Mila Carovska, me arsyetimin se e sulmon institucionin dhe se do të ngrejë padi penale ndaj saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mitrevski tha se do të ngritë padi penale edhe kundër drejtoreshës së Regjistrit qendror.

Lexo po ashtu Regjistri Qendror i Maqedonisë: Nuk është e vërtetë se ka keqpërdorime në zgjedhjet brenda LSM-së

Darko Dimovski sot zyrtarisht e ka marrë funksionin për kryetar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Këtë mëngjes para dyerve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ndodhur dramë e vërtetë, kur drejtori i ri i LSM-së, Darko Dimovski, me punëtorët e tij erdhi për ta marrë funksionin e ri nga udhëheqësi i deritanishëm i sindikatave, Zhivko Mitrevski.

Me vendimin në dorë, Dimovski edhe pse tentoi u ndalua të futet në zyrën e LSM-së. Pas ngjarjeve që ndodhën u thye xhami i derës hyrse, me çka intervenoi edhe policia. /Telegrafi/