Site icon Telegrafi

Mitrevski: Nuk është ndërruar kryetari i LSM-së

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Zhivko Mitrevski, sot në konferencë për shtyp tha se personat që kanë tentuar ta shkarkojnë në mënyrë jolegjitime nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia dhe paditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të mohojnë faktin se “kryetari pretendues” ka nënshkruar letër të thjeshtë dhe është falsifikuar, ndërsa në bashkëpunim me katër degë opozitare kanë keqpërdorur funksionet e tyre. Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale ka nënshkruar vendim për të ndërruar kryetarin legjitim dhe udhëheqësinë e LSM-së”, deklaroi mes tjerash Mitrevski.

Sipas tij ministrja Tashevska-Remenski e ka ditur se bëhet fjalë për dokument të falsifikuar, i cili nuk është nënshkruar nga personi përgjegjës.

Exit mobile version