Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Zhivko Mitrevski, përmes një kumtese informon se asnjëherë nuk ka qenë anëtarë i sindikatës së DOJSH-it, e as ka për qëllim të jetë anëtar në këtë sindikatë, sepse siç thekson, është anëtar dhe kryetar i Sindikatës së pylltarisë, industrisë së drurit dhe energjetikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai kërkon nga kryetari i DOJSH-it, të jap urgjentish dorëhejqe, pasi siç thotë, ka arritur t’a rrënojë një nga sindikatat më me renome.
Mitrevski thekson se kryetari i LSM-së së bashku me 13 kryetarët e degëve të sindikatave janë përqendruar në zgjidhjen e problemeve sindikaëe, zhvillim të fushatës për regresin për pushimin vjetor dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve./Telegrafi/