Vetëm dialogu ndërton ura dhe në këtë mënyrë mund të arrihen zgjidhje të qëndrueshme, tha sot koordinatori i grupit parlamentar të LSDM, Jovan Mitreski pas fillimit të dialogut të tretë në kuadër të procesit “Jean Monnet” që po zhvillohet në Kuvend.
“Sot do të diskutojmë të gjitha ndryshimet që kemi për nenet e Rregullores, duke filluar nga seanca konstitutive edhe më tutje. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën dhe emrin kushtetues nëse disa deputetë kanë votuar ose jo sepse është fakt, sepse ne do të ratifikojmë Protokollin për anëtarësimin në NATO nën emrin e ri kushtetues, dhe nën këtë emër do të bëhemi anëtar i 30-të i NATO-s dhe nën këtë emër ata do të korrigjojnë padrejtësinë e madhe që i është shkaktuar vendit tonë, domethënë do të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE”, deklaroi Mitreski.
Sipas tij, informuesi për vendin tonë në BE Ilhan Kyuchyuk në fjalimin e tij të hapjes së mbledhjes tha se “përkundër gjithë trazirave, në cilën mënyrë filloi kjo përbërje kuvendare ne po bëhemi shembull në mënyrën e se si funksionon Kuvendi”./Telegrafi/