Site icon Telegrafi

Mitreski: Do të ketë zgjedhje më 12 prill, OBRM-PDUKM ska ku të ikë

Zgjedhje do të ketë më 12 prill dhe nga kjo nuk mund të ikë OBRM-PDUKM, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.

Ai tha se OBRM-PDUKM mundohet të pengojë disa procese në vend, që të mos hyjë në procedurë Ligji për Prokurorinë Publike si dhe disa ligje tjera të cilat janë në interes të qytetarëve.

Ai tha se të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese në lidhje me zgjedhjet do të respektohen.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me konsultimet për Ligjin për Prokurorinë Publike, Mitreski tha se përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë takime pune me Ministrinë e Drejtësisë si propozues i këtij ligji.

Sipas tij OBRM-PDUKM nuk dëshiron që të miratohet ky ligj./Telegrafi/

Exit mobile version