Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, tha sonte se në takimin e liderëve nuk do të bisedohet vetëm për ndryshimet kushtetuese, por për të ardhmen evropiane të vendit dhe për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane.
“Do të flitet për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë, por të gjitha palët që janë të vendosura për BE-në duhet të diskutojnë në një takim të tillë. Në takimin e liderëve, përveç kryetarëve të partive, do të marrin pjesë edhe deputetët apo përfaqësuesit e grupeve parlamentare”, tha Mitreski në emisionin “Samo Vistina”, duke shtuar se të gjitha palët pajtohen që anëtarësimi në BE-ja është një objektiv strategjik.
Ai theksoi se janë të ftuar të gjithë ata që kanë zgjedhur integrimin evropian të vendit.
Sipas tij, kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë në të kaluarën ishte në fakt kërkesë e Shkupit, jo e Sofjes./Telegrafi/