Site icon Telegrafi

Mitreski: LSDM propozoi ligj në të cilin interesi nuk mund të jetë më i madh se borxhi

 

Kryetari i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitreski në konferencë për shtyp theksoi se LSDM dhe shumica parlamentare propozoi ndryshime ligjore me të cilën bëhet kufizimi i interesit, përkatësisht interesi të mos jetë më i madh se borxhi.

“Me këto ndryshime, interesi me dënim nuk mund të jetë më i madh se borxhi. Në praktikë kjo do të thotë se për borxh prej 500 denarëve, vlera maksimale e interesit do të jetë 500 denarë”, tha Mitreski.

Ai shtoi se me këtë do të ndalet praktika e pagesës së interesit me dënime 10 herë më shumë se sa borxhi.

“Kemi pasur raste kur për 500 denarë është kërkuar 5.000 denarë për shkak se interesi ka qenë 10 herë më e madhe se borxhi”, tha Mitreski./Telegrafi/

Exit mobile version