Telegrafi

Mitralozi që u përdor edhe në luftën e Kosovës, shkrihet pas shkrepjes së 700 plumbave (Foto/Video)

Ky është momenti kur një ish-ushtarak shkrep nga një mitraloz 700 plumba pa ndërprerë, ku nga temperatura e madhe tyta e mitralozit shkrihet dhe bie në tokë.

Devin Gude ka filmuar ish-marinsin duke qëlluar me mitraloz në poligonin e qitjes në Washington, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa plumbat po fluturonin nga mitralozi automatik M249, tyta e saj fillon të skuqet nga temperatura e madhe dhe në një moment nuk i reziston breshërisë së plumbave, dhe fillon të shkrihet derisa një copëz e saj këputet dhe bie në tokë.

Por kjo video ishte realizuar për nder të pensionit të punëtorit të këtij poligoni, i cili si dhuratë lamtumirëse kishte kërkuar nga Gude që t’i lejoj që shkrep qindra plumba nga pushka e tij e preferuar.

Kjo pushkë është përdorur nga ushtria amerikane gjatë luftës në Afganistan që filloi në vitin 2001, por edhe luftën e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ajo gjithashtu përdoret nga ushtria e Bangladeshit, Hungarisë, Irakut, Malajzisë, Tajlandës dhe Pakistanit. /Telegrafi/