Sllagjana Mitovska nga OBRM-PDUKM-ja në debatin në Tv Alfa thotë se “nuk ka realizim të premtimeve të Qeverisë. Qytetarët presin të plotësohen premtimet”.
“Qytetarët presin standard më të mirë, dhe jo shkelje të dinjitetit me ndryshimin e emrit. Ata presin jetë më të mirë, të hyra më të mëdha, paga dhe jo vetëm fjalë”, thotë Mitovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo ceku se partia opozitare maqedonase nuk ishte e përfshirë në procesin e marrëveshjes me Greqinë.
“Kishim referendum të pasuksesshëm, dhe krahas kësaj u vazhdua me zbatimin e asaj se çfarë e kanë ideuar. Vazhdimisht kërkohet mbështetja, pa përfshirjen e partisë më të madhe opozitare. Qytetarët janë kundër marrëveshjes, ndërsa tash po zbatohet marrëveshja me Greqinë dhe Rregullorja e Kuvendit shkelet, deklaroi Mitovska.
Ajo shton se OBRM-PDUKM-ja është për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO por jo edhe për ndryshimin e emrit kushtetues./Telegrafi/