Drejtuesi i ri i kompanisë për tregti me energji elektrike “EDS” është Mitko Kërzhovski, i cili vjen në vend të Koço Angjushevit, i cili për momentin po kryen funksionin e zv.kryeministrit për çështje ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kompania njoftoi se Kërzhovski vjen në këtë pozit, ndërsa ka qenë pjesë edhe e themelimit të saj.
Nga kompania gjithashtu njoftojnë se kanë filluar procedurat për ndryshime të strukturave udhëheqësie, të cilat do të zbatohet në pajtim me rregullat ligjore në shtet./Telegrafi/