Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, në emisioni “Otvoreno” tregoi qëndrimin e tij se marrëveshja e Prespës është e pranueshme, por se askënd nuk do ta bind se si të vepron në ditën e referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu tha se “edhe pse mendoj se marrëveshja me Greqinë nuk shkon në favor të qytetarëve, Maqedonia marrëveshje më të mirë nuk do të mund të merte. Edhe pse do të jetë problem ndryshimi i dokumenteve personale, përsëri qytetarët përfitimet do t’i kenë të mëdha, nëse bëhemi anëtare të NATO-s.
“Mua personalisht nuk më pëlqen dhe nuk ndjehem mirë, por më lehtë është të jesh radikal që të fitosh poenë politik në atë kartë. Më vjen rëndë të ndryshoj dokumentet personale dhe dokumentet e firmës që të ndryshohet emri. Në marrëveshjen shkruhet se gjuha dhe integriteti territorial janë të garantuar, por unë i bë thirrje askujt se si të veproj, por tregoj çka është e mirë dhe çka është e keqe”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së.
Jançev tha se çdo qytetarë duhet të votojë sipas bindjeve të tyre dhe se ai si kryetar komune nuk do t’ju tregoj se çfarë duhet të bëjnë./Telegrafi/