Liria e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka kushtuar 600 mijë euro.
Kjo ka qenë vlera e pasurisë së patundshme që Çavkov e ka dhënë si garanci, që të del nga paraburgimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nën garancë është vendosur edhe shtëpia e tij, por edhe toka e cila është në emër të familjes së tij.
Përndryshe, gjykatësit e Gjykatës Penale pranuan garancën e tij dhe vendosën që në vend paraburgimit t’i merret vetëm pasaporta, si masë e përkujdesit./Telegrafi/