Prokuroria e krimit të organizuar do t’i ftojë deputetët që shihen në videoinçizimet, por edhe anëtarët e MPB-së, ndër të cilët edhe ish-shefin e Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime të Tv Telma thonë se nesër do të merren dëshmitë e gazetarëve, sigurimit të deputetëve dhe të dëmtuarve tjerë, përfshi dëshmitarët të ngjarjve të dhunshme më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas këtyre burimeve, prokuroria është duke i shqyrtuar videoinçizimet, si edhe janë duke u analizuar dëshmitë e deputetëve të lënduar, por nuk përjashtohet dëshmia e dytë nga disa deputetë./Telegrafi/