Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, ka filluar grevë urie në burgun hetues të Shutkës, njofton Makfaks.
Sipas informacioneve jozyrtare nga drejtoria e burgut, ata e kanë informuar gjykatësin kompetent të procedurës paraprake për gjendjen e tij.
Mitko Çavkov tanimë dy ditë është në paraburgim, si i dyshuar për dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill.
Prokuroria Themelore Publike e ngarkon me veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit”./Telegrafi/