Këshilli Penal për pjesën e krimit të organizuar dhe korrupcionit në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, pas kërkesës së palës mbrojtse të Mitko Çavkov, i akuzuar për ngjarjet në Kuvend 27 prillit të vitit 2017, është sjellur vendim për pranimin i propozimitt për ndryshimine masës nga paraburgim në masës për pjesëmarrje, garancion në pasurin e patundshme të tijë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas vendimit dhe shkrimit të garancionit, masa e paraburgimit duhet të shfuqizohet, ndërsa për shkaqe sigurie të paraqitjes së tij në senacat e ardhshme është caktuar masa parandaluese, gjegjësishtë marrja e të drejtës së përkohëshme të udhëtimit dhe ndalimin e ndryshimit të kufijëve shtetëror, si dhe njëherë në javë duhet të paraqitet në gjykatë. I akuzuari mundet të ngrej ankesë deri tek Këshilli Penal, që do të thotë deri atëher Çavkov qëndron në paraburgim. /Telegrafi/