Telegrafi

Mitevski: Kaosi në MPB është kërcënim për sigurinë e shtetit

Ish drejtori i DSK-së, Goran Mitevski, në një intervistë për Faktor ka folur për kaosin që është duke ndodhur brenda MPB-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai vlerëson se zhvillimet e fundit në MPB është fillim i gjthë dështimit të policisë, ndërsa siguria e përgjithshme e shtetit është vënë në rrezik dhe mbahet peng. Vendimi i qeverisë që të anulojë të gjitha vendimet e ministrit Spasovski, Mitevski thotë se është jokushtetues. Sipas tij, situata është shumë serioze dhe duhet Ivanov të mbledh sigurinë e lartë të vendit, sepse teket personale janë përzier. /Telegrafi/