Site icon Telegrafi

Miteva: Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve

Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve të cilat kanë qenë pjesë e shportave të mëparshme konsumatore në vjeshtë dhe për vitin e ri.

Megjithatë, këtu do të shtohen edhe produkte të tjera sikurse detergjente dhe produkte për fëmijë. Ky marzhë do të vlejë nga dita e sjelljes deri më 30 prill 2025.

Përpos kësaj, Qeveria u ka rekomanduar të gjitha marketeve që të publikojnë çmimet e produkteve të tyre në ueb faqe publike, dhe të njëjtat të azhurnohen në bazë ditore.

“Vendim për kufizim prej 10% të marzhës për tregti me pakicë dhe 10% për tregti me shumicë për produktet ushqimore bazë. Bëhet fjalë për 73 grupet e njëjta të produkteve që ishin në shportat e mëparshme por e njëjta të shtohet me produkte të higjienës sikurse detergjente, si dhe të shtohet me ushqim për fëmijë. Dhe produkte të tjera ku është vërejtur marzhë shumë e lartë e të njëjtat janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Presim që të përfshihen mbi 100 grupe të produkteve”, deklaroi Marija Miteva – Zëdhënëse e Qeverisë.

 

 

Exit mobile version